Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Zbardhet DOKUMENTI i PD: Kush s’kalon vettingun, nuk futet në zgjedhje! T’i kontrollohet PASURIA kryeministrit dhe deputetëve, jo kryetarit të opozitës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend projektligjin me disa ndryshime kushtetuese që lidhen me ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020, të ashtuquajturin vettingu i politikanëve dhe reforma territoriale.

PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht.

Neni 1- Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:

“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Pra, të gjithë kandidatët që duan të garojnë në zgjedhje por nuk kalojnë vettingun e politikanëve, atëherë nuk do të marrin pjesë. Subjekt të kontrollit të pasurisë janë:

– deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ndër këto subjekte mungon kryetari i opozitës. Nëse ai ndodh të jetë dhe deputet siç është Lulzim Basha sot, atëherë mund t’i nënshtrohet vettingut. Por në rast se kryetari i opozitës zgjedh të mos shkojë në Kuvend? Ai i shpëton kontrollit të pasurisë dhe figurisë.

Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon kthimin e hartës së vjetër territoriale, me Komuna dhe Bashki.

Neni 4 – Pika 1 dhe 3 e nenit 108 ndryshohet si vijon:

“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj…”

Vijon…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img