Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet dinamika: Makina ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka u ndoq që në Rinas

Shkruar nga Newsbomb

Isidor Heta është efektivi i Policisë Rrugore të Elbasanit që akuzohet se ka aksidentuar eskortën që shoqëronte makinën e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka. Kjo e fundit është gjyqtarja që do të vendos më datë 26 Dhjetor, për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e djeshme se një makinë e drejtuar nga shtetasi Ardjan Disha është përplasur me një automjet policie që drejtohej nga shtetasi Isidor Heta dhe për pasojë ky i fundit kishte dalë nga rruga.

"Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga", thuhet në njoftim.

Mirëpo, duke se ngjarja nuk ka qenë kaq e thjeshtë dhe në hetime është përfshirë Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Garda e Republikës.

Kjo, pasi rezulton se shtetasi Ardjan Disha rezulton të jetë punonjës i Gardës së Republikës dhe në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ai ishte duke drejtuar makinën e gjyqtares Irena Gjoka. Në mjet, ndodhej djali i Gjokës, i cili ishte kthyer nga Rinasi.

Lexo edhe: Aksidenti në Selitë, shoqëruesit e familjes së Gjokës: I bëmë shenjë të ndalonte…

Fuoristrada qe drejtohej nga polici Isidor Heta, mbi bordure dhe para saj, makina e Gardes se Republikes Fuoristrada qe drejtohej nga polici Isidor Heta, mbi bordure dhe para saj, makina e Gardes se Republikes

Ndërkohë, gardistët që kanë qenë duke eskortuar djalin e gjyqtares së posaçme që gëzon status të veçantë për shkak të detyrës ku ndodhet, janë shprehur se mjeti i cili ka shkaktuar aksidentin i ka ndjekur që nga Rinasi dhe sapo janë afruar në Selitë i ka përplasur.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës, por ishte e pamundur”, ka shpjeguar një nga punonjësit e Gardës së Republikës. Madje, gardistët pretendojnë se mjetit ku ndodhej polici Isidor Heta i është kërkuar në tre episode që të distancohej nga grupi i eskortës, por ai nuk është bindur.

Newsbomb.al mëson se efektivi Isidor Heta ka qenë qenë duke lëvizur me një makinë fuoristradë, lloji "Mitsubishi", me targa të Ministrisë së Brendshme dhe e pajisur me fenelina e mbishkrime "Policia". Pra, nuk bëhet fjalë për makinë private, siç raportohet, por makinë të shtetit.

Pas aksidentit ka pasur dhe tentativa per konflikt fizik, prane mjeteve te aksidentuara Pas aksidentit ka pasur dhe tentativa per konflikt fizik, prane mjeteve te aksidentuara

Polici i Rrugores së Elbasanit, Isidor Heta pretendon se aksidenti ka qenë vetëm për shkak të lagështirës në rrugë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar dhe autoritetet kanë nisur hetimet e thelluara, për të parë nëse ngjarja ka qenë vërtet e paqëllimshme apo përplasja e makinës ku ndodhej djali i gjyqtares së posaçme ka lidhje me punën e Irena Gjokës.

Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Garda e Republikës kanë parë dhe kamerat e sigurisë, në bazë të të cilave rezulton se fajtor është polici Isidor Heta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese