Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Shënjestra e autorëve ka qenë kunati i policit Gjergj Ndërshtiqa, 30 vjeçari Gjon Nika.
Pak minuta pasi ndodhi atentati ndaj 28-vjeçarit dhe 30-vjeçarit, forcat e policisë kanë kontrolluar zonën, hyrjet dhe daljet e fshatit për kapjen e autorëve. Në afërsi të vendngjarjes kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”.
Fillimisht u dyshua se ishte e autorëve, por më pas u verifikua që ishte e dy viktimave të atentatit dhe mori flakë për shkak të breshërisë së plumbave.
Ndërkohë mendohet se janë dy autor që kanë qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov një sasi të konsiderueshme plumbash dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Lexo edhe: Policia sqaron plagosjen e policit në Shkodër, RENEA niset drejt fshatit Grudë e Re
Atentati ndodhi rreth orës 19:30 në afërsi të fshatit grudë e Re, ku është qëlluar me armë zjarri me armë zjarri shtetasi Gjon Nika, rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë.
Në foto: Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë
Drejt fshatit ku ndodhi ngjarja janë nisur me urgjencë Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Automjeti tip “Renault” i djegur