Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngajrjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në lagjen “5 maji” në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe të plagosur Xhensila Sota (efektive e policë), Eltjon Bodinaku (dhëndrri i Xhuvanit), Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani (të dy ish-policë).
Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë berberi i lagjes ai që ka telefonuar i pari policinë për persona të armatosur në vendngjarje. Ish-efektivi i RENEA, ka zbritur nga një furgon i bardhë dhe ka hyrë në ambjentet e një lokali në lagjen “5 Maji”.
Pikërisht në këtë lokal ai ka filluar të konfliktohet me një simpatizant të Partisë Socialiste që ka në pronësi automjetin “Mercedes-Benz” pa targa, që ndodhet shumë pranë vendgjarjes. Si pasojë e konfliktit ka ndërhyrë dhëndri i Pjerin Xhuvanit, 32-vjeçari Eltjon Bodinaku.
Për shkak të zhurmave, nga shtëpia e tij ka zbritur Pjerin Xhuvani, i cili ka dashur të ndihmojë dhëndrin e tij. Por ish-efektivi i RENEA-s e ka qëlluar në kokë dhe më pas edhe pse ky ka qënë i shtrirë, e ka qëlluar dhe disa herë të tjera.
Arbër Paplekaj më pas ka qëlluar dhëndrrin e Xhuvanit, Eltjon Bodinakun në qafë dhe bark, ndërsa ky i fundit është në spital në gjendje të rëndë, ku po i nënshtrohet dhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Krimi i rëndë ka ndodhur në prezencë të punonjësve të policisë së Elbasanit. Punonjësit e policisë kanë qëlluar fillimisht në ajër dhe në drejtim të autorit. Edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë duke plagosur në këmbë punonjësen e policisë Xhensila Sota dhe vënë në rrezik punonjësit e tjerë të policisë së Elbasanit.