
Është zbardhur dinamika e aksidentit që ndodhi sot pasdite në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Newsbomb.al mëson se në aksident janë përfshirë tre makina dhe një motorr.
Si fillim, motoçikleta është goditur nga një makinë, e cila është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur rëndë, i shtrirë në rrugë.
Një tjetër makina e cila ishte në lëvizje ngadalësoi për t'i ofruar ndihmë të plagosurit, por është goditur nga pas nga një automjet tjetër.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gramëz.
Shoferi i motoçikletës ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.
Sondazh
Poll