Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e ushtarit në Gramsh, "spiuni" rus kishte 25 minuta brenda Uzinës, iu sekuestruan dronë dhe pajisje për vëzhgim gjatë natës

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet dëshmia e ushtarit në Gramsh, "spiuni" rus kishte

Zbardhet dëshmia e një prej ushtarëve që u përlesh me dy rusët dhe një ukrainas të cilët tentuan të futen në Uzinën ushtarake të Gramshit, pasditen e 20 gushtit.

Të tre shtetasit e huaj dyshohet se erdhën në vendin tonë me mision nga shërbimet inteligjente ruse për të filmuar bazat ushtarake dhe vepra të rëndësisë së veçantë. Bëhet fjalë për shtetasit Mikhail Zorin, 25-vjeçari ukrainas i identifikuar si shtetasi Fedir Aplatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofoeva 33 vjeçe.

Këta të fundit kanë pretenduar se janë blogerë, turistë të interesuar në eksplorimin dhe fotografimin e objekteve të vjetra dhe të braktisura post-komuniste.

Por prokuroria ka dyshime të forta se ata kanë patur kontakte me agjentë të shërbimeve sekrete të huaja.

“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të pëcaktuara”, thotë prokuroria e cila ka kërkuar arrest me burg për ta.

Dyshohet se shtetasi rus Mikhail Zorin ka hyrë n uzinë në orën 17:00. Zorin ka qëndruar për rreth 25 minuta brenda Uzinës, përpara se të pikasej nga ushtarët roje, të cilët u përleshën me të, por ky i fundit iu kundërpërgjigj me sprajt paralizues.

Dëshmia e ushtarit të lënduar

“Rreth orës 17:25 në afërsi të objektit ushtarak nr.8 dëgjova një zhurmë dhe pashë një person që afrohej e dera e hyrjes kryesore. Ai tentoi që ta hapte atë dhe të futej brenda objektit. I bërë thirrje të ndalonte, por ai u largua me vrap duke kaluar rrethimin e murit të uzinës. U vura në ndjekje të këtij shtetasi dhe njoftova përgjegjësin e rojeve, Aldo Bicin. Të dy sëbashku në një distancë rreth 200 metra nga muri rrethues bëmë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Në atë moment që u afruam, ai kundërshtoi dhe na sulmoi me sprai kimik, që e nxori nga xhepi dhe na e hodhi në trup dhe në fytyrë. Pavarësisht sulmit, ne e ndaluam shtetasin, deri kur erdhi policia”, ka deklaruar ushtari i lënduar Ardian Xhaka.

Policia u ka sekuestruar rusëve disa sende, ndër to edhe pajisje për të parë gjatë natës.

“Janë konstatuar duke kryer filmime të fshehta brenda uzinës së gramshit me pajosje special elektronike. Nga kqyrja e këtyre pajisjeve prokuroria thekson se kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimin përfshirë fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale”, thotë organi i akuzës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll