Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Zbardhet dëshmia e të penduarit që çoi prapa hekurave Ardian Çapjan: Më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ervis Bardhi është i penduari i drejtësisë, i cili ka rrëfyer gjithë skenën e krimit të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012, ku ekzekutoi Nezir dhe Gentian Beqirin, bab e bir.

Bardhi i ka thënë autoriteteve të drejtësisë se është paguar 50 mijë euro nga Ardian Çapja për vrasjen e Gentian Beqirit, pasi ky i fundit dyshohej se kishte vrarë Sokol Çapjan në vitin 2005, thuhet në dosjen e prokurorisë së siguruar nga Neës 24.

“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Realizimi i vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia, pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij”, ka thënë Bardhi në rrëfimin e tij.

Ai ka treguar se për vrasjen e dyfishtë ka bashkëpunuar me Olsi Lekun dhe Etien Canin. Më vonë Bardhi dhe Leku kanë pasur debate përsa i përket parave që morën nga krimi i dyfishtë, pasi i investuan në trafik hashashi, por sasia që do trafikonin u kap nga policia.

Ardian Çapja u arrestua ditën e djeshme nga forcat RENEA, pasi akuzohet si organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, ndërsa ditën e sotme në vilën e tij luksoze u arrestua miku i tij Ardi Çekani.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img