Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Zbardhet DËSHMIA e të penduarit për vrasjen e vëllezërve Haxhia: Nuredin Dumani më tha “do të vras motrën”, ka lidhje të forta me Policinë e Durrësit

Lajme të ngjashëm

Zbardhet dëshmia e Klevis Allës, i penduari i drejtësisë që do ka hedhur dritë mbi ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit 2020 në Durrës.

Klevis Alla ka thënë se porositësit e ekzekutimit ishin Talo Çela dhe Nuredin Dumani, ndërsa Enver Diva dhe Besian Xhixha kishin marrë përsipër të bënin ekzekutimin, por Diva u infektua me COVID dhe kjo ndryshoi dinamikën e ngjarjes.

Sipas Allës, Talo Çela dhe Nuredin Dumani ishin në konflikt me Besmir Haxhinë për lekët e grabitjes së Rinasit. Alla ka treguar se Dumani kishte kërkuar ta takonte, duke i kërkuar që Enver Divën dhe Besmir Xhikën t’i dërgonte pranë shtëpisë së vëllezërve Haxhia për të monitoruar zonën. Diva dhe Xhika kanë kërkuar që so shofer të sihte Kelvis Alla, duke qenë se e njihte mirë zonën.

“Në muajin mars dhe prill jam telefonuar nga Nuredin Dumani për të shkuar në shtëpinë e tij. E kam komshi. Ai më tha: ‘merri këto se janë shokët e mi dhe çoji përreth shtëpisë së Besmir Haxhisë, e mos fol fare”, thuhet në dëshminë e siguruar nga News 24.

Fillimisht Klevis Alla nuk e implikoi Nuredin Dumanin në ngjarje, pasi ky i fundit e kishte kërcënuar se do i vriste motrën. Sipas allës, Dumani njihej si një person i rrezikshëm dhe me lidhje të forta në Policinë e Durrësit, por ka folur kur policia e ka siguruar se familja e tij do të jetë e mbrojtur.

Më shumë