Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Zbardhet dëshmia e shefit të Komisariatit në Divjakë: Aktivisten e PD s’e ka prekur njeri me dorë, vrapoi e frikësuar dhe u rrëzua (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Burime për Newsbomb.al nga Prokuroria e Lushnjës bëjnë me dije se është zbardhur një pjesë e dëshmisë së shefit të Komisariatit Altin Shehu, i cili dyshohet se ka dhunuar aktivisten e PD-së, Elsa Bita pasi kjo e fundit po filmonte një miting të PS-së në Divjakë.

Shehu ka thënë për autoritetet se “Elsa Bitën nuk e ka prekur njeri me dorë, por ajo është frikësuar dhe ka vrapuar, i është rrëzuar telefoni, madje është rrëzuar edhe vetë”.

Prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore janë në vendngjarje dhe po mbledhin të gjitha materialet e nevojshme për të bërë të mundur zbardhjen e kësj ngjarje. Do të vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë për të parë nëse aktivistja e PD është dhunuar apo është rrëzuar vetë siç pretendon shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu.

Elsa Bitës gjithashtu do t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore e krahut për të parë nëse është thyer apo jo, nëse ka fraktura dhe nga kanë ardhur këto fraktura nëse ka. Prokuroria e Lushnjes dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka marrë në dorë ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Divjakë.

E kontaktuar nga redaksia jonë, Policia e Fierit ka bërë me dije se Prokuroria ka nisur hetimet për pretendimet e qytetares së dhunuar, e cila ka mbërritur në spital me dorë të thyer. Ndërkohë, SHÇBA-ja ka nisur hetimet për shefin e Komisariatit Altin Shehu.

Për këtë ngjarje, ka reaguar më herët dhe kreu i PD Lushnje Saimir Korreshi, i cili ka kërkuar që ngjarja të hetohet sa më parë pasi Policia, sipas tij, është vënë në dispozicion të Erion Braçes.

“S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë  Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë,” ka thënë aktivistja e PD.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img