Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Zbardhet dëshmia e Paplekajt që dyshohet se vrau Pjerin Xhuvanin: Jam i tronditur, nuk e di në çfarë rrethanash ndodhet familja ime

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbardhur dëshmia e Arbër Paplekaj, i cili akuzohet si autor i ngjarjes së rëndë në Elbasan ku u humbi jetën një person Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur katër të tjerë.

Mësohet se para togave të zeza Paplekaj është shprehur i tronditur për humbjen e jetës së një personi.

Ai është shprehur se nuk mund të japë shpjegim në lidhje me ngjarjen pasi ndihet i tronditur.

“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam,” është shprehur ai.

Paplekaj ndër të tjera ka thënë se për shkak se është i ndaluar nuk e di se në çfarë gjendje është familja e tij, teksa thotë se ata kanë marrë kërcënime.

“Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor,” ka deklaruar ai raporton neës24.

LEXO EDHE: “Blindohet” Gjykata e Elbasanit, mbërrinjë 11 personat e arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img