Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Zbardhet dëshmia e Marius Demës që vrau shokun në Tiranë: Armën në tavolinë e solli Mehmeti, unë po luaja me të…(E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbardhur dëshmia e Marius Demës, i cili mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” ka qëlluar për vdekje me armë shokun e tij, Mehmet Qemën.

Ai para uniformave blu është shprehur se armën e kishte gjetur Mehemt Qema dhe se e kishte çuar në tavolinën, ku ishin të gjithë bashkë.

Mariusi është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia dhe se armën e kishte marrë për të luajtur dhe se po ua drejtonte shokëve me shaka dhe nuk e dinte që kishte plumba brenda.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Kujtojmë që mbrëmjenn e djeshme 28-vjeçari u qëllua për vdekje nga miku i tij. Ambienti ku ka ndodhur ngjarja mësohet se është i marrë me qera nga autori.

1- Lexo edhe: Ishin bashkë në lokal, DETAJE nga vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë
2- Lexo edhe: Ky është Mehmet Qema, 27 vjeçari që u vra
3- Lexo edhe: Kush është autori i vrasjes te “5 Maji”; Policia zbardh ngjarjen
4- Lexo edhe: Mehmet Qema shok me Meriton Mjekiqin dhe reperin e njohur
5- Lexo edhe: Vetëdorëzohet në Polici Marius Dema dhe një nga shokët

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img