Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Mjacaj i vuri pistoletën në qafë policit

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Mjacaj i vuri

Është zbardhur dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, lidhur me ngjarjen të ndodhur pak ditë më parë brenda ambienteve të burgut të Peqinit.

Ai tregoi kronologjia e ngjarjes si dhe bisedën që ai ka pasur me autorin e krimit, Sokol Mjacajn.

Hoxha, i cili tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ka deklaruar para autoriteteve se rreth orës 13:52 minuta ka qenë në ambientet e zyrës së tij dhe e raportun se duhej menjëherë ambulanca për shkak se dy të burgosur ishin plagosur me armë zjarri.

Ai tha se Sokol Mjacaj kishte mbyllur derën në dhomën ku bëheshin takimet familjare dhe nuk donte të dilte nga aty pa takuar më parë prokurorin.

Më datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 minuta kam qenë në ambientet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënëse marrëse se diçka po ndodhte në godinën B, në ambientet e ajrosjes. Më raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjim të brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri. Hipën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambientet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca.

Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.”-mësohet të ketë thënë drejtori i burgut në dëshminë e tij.

Më tej, Kamber Hoxha tregon se është afruar pranë derës ku ndodhej Mjacaj, por bëri rezistencë. Më pas dëshmon se pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm, i dhanë një palë pranga, me të cilat prangosi veten.

Afrohem tek dera dhe i burgosuri me tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në këto momente, i thashë një policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha.

Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë sië i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policisë.”-thuhet më tej në dëshmi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese