Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Belerit në seancën gjyqësore: Po më bëhet padrejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet dëshmia e Belerit në seancën gjyqësore: Po më

Trupa gjykuese në GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin nëse Fredi Beleri do  lihet i lirë për të kryrë betimin si kryebashkiak i Bashkisë së Himarës.

E teksa trupa gjykuese është tërhequr për vendim, është zbardhur edhe dëshmia e Belerit në seancë, ku është shprehur se ndaj tip o bëhet padrejtësi e gjithçka po ndodh për interesa politike.

“Ndaj meje po bëhet një padrejtësi për interesa politike dhe financiare. Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Po dëgjojmë cudira në këtë gjyq”, është shprehur ai ndër të tjera.

Kujtojmë se në seancën e kaluar kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri refuzoi të dëshmonte në gjykatë si i pandehur. Beleri tha se nuk kishte besim te prokuroria, pasi në dosje ka dokumente të falsifikuara.

Kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese