Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e 42 vjeçarit që dhunoi babanë dhe kërcënoi me pistoletë policët: Zihemi sa herë unë pi alkool, qëllova për ta trembur

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet dëshmia e 42 vjeçarit që dhunoi babanë dhe
Foto ilustruese

Ridian Lamja, 42 vjeçari që dhunnoi babanë e tij dhe kërcënoi me jetë policët, ndërsa pas disa orësh u arrestua, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Bultucë të Vaqarrit.

Ai ka thënë që konfliktet me babanë e tij janë të shpeshta, pasi ai konsumon alkool dhe babai nuk e lë të dali.

Lamja shprehet se ka qëlluar në tavan me pistoletë për ta trembur babanë, ndërsa policët i ka kërcënuar nga frika.

"Me babanë kam pasur shpesh konflikte. Zihem sa herë unë pi alkool. Edhe mbrëmë për pijen nisi sherri. Babai nuk do që unë të dal jashtë. Qëllova me pistoletë në tavan për ta trembur", mësohet nga News24 të ketë thënë Ridian Lamja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll