Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Zbardhet axhenda/ Edi Rama takim “kokë më kokë” me presidentin Aliyev në Azerbajxhan, vizitë dhe në kompaninë e dronëve në Turqi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama do të jetë gjatë dy ditëve në vazhdim, në dy vizita pune në Azerbajxhan dhe në Turqi. Nga Gjermania ku ishte në një vizitë zyrtare pune, nesër Rama do të shkojë në Baku dhe më pas në Stamboll.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim “kokë më kokë” me presidentin e vendit, Ilham Aliyev, do shkojë në memorialin e varrezave të dëshmorëve, dhe më pas do të takohet me kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin e Azerbajxhanit.

albsig

Ky takim pune me kreun e vendit azer vjen në një kohë kur bota po përballet me një krizë të fortë çmimesh për shkak të luftës në Ukrainë. Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri dhe presidenti Aliyev të bisedojnë dhe për gazsjellësin TAP, i cili kalon përmes vendit tonë por ne nuk përfitojmë.

Referuar axhendës së siguruar nga newsbomb.al, Rama të premten do të fluturojë direkt nga Baku në Stamboll, në atë që do të jetë një takim i posaçëm me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”. Kjo e fundit prodhon raketa për dronët  “Bayraktar”.

Gjatë një vizite të mëparshme në Turqi, kryeministri Rama u takua me përfaqësues të lartë të shtetit turk dhe u dakordësuan për marrjen e dronëve specialë, por deri tani në vendin tonë nuk ka mbërritur asnjë i tillë. Rama vetë ka thënë se dronët do përdoren për kontrollin e territorit.

Axhenda e vizitës zyrtare së Kryeministrit të Shqipërisë, EDI RAMA në Azerbajxhan, dhe vizitës së punës në Turqi  –  Baku/Stamboll, 14-15 Prill 2022

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img