Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Zbardhet axhenda e Ramës në Forumin e 5-të Ekonomik Delfi në Greqi, pjesëmarrës Zoran Zaev dhe kryeministrja serbe

spot_img

Lajme të ngjashëm

054ae7a3bb1d14524ea817bb7189b822

Është zbardhur axhenda e kryeministrit Rama, i cili do të marrë pjesë në Forumin e 5 Ekonomik Delfi, i cili ka filluar në datën 9 qershor dhe do të përfundojë ditën e nesërme.

Rama do të marrë pjesë në diskutim të rëndësishëm ditën e nesërme në orën 12:30, ku fokusi do të jetë te besimi i BE-së te Ballkani Perëndimor.

Newsbomb.al ka mësuar se Rama do të marrë pjesë online në forum, duke preferuar të mos udhëtojë drejt Greqisë.

Më shumë se 300 folës të ftuar nga Greqia dhe vendet e tjera kanë marrë pjesë në konferencë, mes tyre edhe Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Komisionerët Evropian Stella Kyriakides (Komisioneri për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit), Kadri Simson (Komisioneri për Energjinë), Ylva Johansson (Komisioneri për Çështjet e Brendshme) ), Margaritis Schinas (Zëvendës President për promovimin e jetesës Europiane),  Zëvendës Drejtori Menaxhues i FMN, SHBA, Tao Zhang, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm nga Organizata Botërore e Tregtisë në Zvicër, Ambasadori Alan Wolff e shumë të tjerë.

Gjithashtu në këtë forum do të jenë pjesëmarrës në këtë forum edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Presidenti serb, ashtu si Rama do të jetë prezent në forum nga zyra e tij, duke mos udhëtuar drejt shtetit grek.

Më shumë

spot_img