Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zbardhet axhenda e Asamblesë Kombëtare të PS-së, për çfarë do të diskutojë kryeministri Rama

Shkruar nga Newsbomb

Sot në orën 10:00 nis Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Ajo çfarë të gjithë presin me kërshëri, është publikimi i emrave të ministrave të rinj nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse burime bëjnë me dije për newsbomb.al se Rama gjatë fjalës së tij, do bëjë publik sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, kjo mbetet për t’u parë.

Newsbomb.al ju sjell axhendën e plotë të Asamblesë Kombëtare të PS:

Ditën e sotme, datë 27 gusht 2017, ora 10:00, në ambientet e Hotel Sheraton Tiranë zhvillohet mbledhja  e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, me këtë rend dite:

 1. Çelja e punimeve të AK të Partisë nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS. Miratimi i rendit të ditës.

       2. Raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.

       3. Raporti i dëgjesave publike; përmbledhja për 12 qarqet.

       4. Raporti i grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.

       5. Raporti i grupit të punës për lehtësimin e procedurave burokratike.

       6. Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe raporti i grupit të punës për organizimin dhe koordinimin elektoral të Partisë Socialiste.

       7. Miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.

       8. Fjala përmbyllëse e kryetarit të partisë: Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidatat e mandatit të ri.

                       

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese