Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet atentati ndaj policit dhe kunatit të tij në Shkodër, identifikohen autorët

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në komunikimin me gazetarët ka thënë se Policia e Shtetit e ka zbardhur atentatin e ditës së djeshme ne fshtin Grudë e Re në Shkodër ku mbeten të plagosur Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Gjin Nika, 30 vjeç.

Gjergj Ndershtiqaj student në Akademinë e Sigurisë është vëllai i Marjan Ndershtiqaj, drejtor i DRSHTRR në Shkodër.

Pikerisht për këtë detaj ka pasur një interes të lartë nga gazetarët të cilët e pyetën Ballën nëse janë identifikuar autorët dhe deri ku është me zbardhjen e ngjarjes.

Në foto: Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë

Balla tha se Policia e Shtetit e ka zbardhur ngjarjen në fjalë, dhe se në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar nga ana e policisë mbi motivin e atentatit si dhe autorët të cilët dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt vëllait të drejtorit të DRSHTRR në Shkodër.

Policia e Shkodrës deri tani ka shoqëruar 20 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas dëshmive të siguruara mësohet se kanë qenë 4 autorë, 3 nga të cilët kanë qëlluar në drejtim të të rinjve.

Forcat e policisë pasi kontrolluan zonën në vendngjarje kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault” i cili ishte i dy viktimave të atentati dhe pranë saj kanë gjetur dhe dy armët e përdorura. Në vendngjarje janë gjetur rreth 80 gëzhoja.

Armët e autorëve janë gjetur në makinën e djegur e cila është transportuar në policinë e Shkodrës, për ekspertim më të specializuar.

Nga kamerat e sigurisë së lokalit në afërsi të të cilit ndodhi ngjarja nuk janë kapur autorët, ndërsa dyshohet se kanë qenë të maskuar. Dy të plagosurit kanë marrë nga një plumb në trup duke arritur t’i shpëtojnë morisë së plumbave.

Lexo edhe: Zbardhet dinamika e plagosjes së policit, autorët qëlluan me breshëri plumbash

Drejt fshatit ku ndodhi ngjarja u nisën me urgjencë Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues, Muhamet Rrumbullaku prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Shkodër.

Automjeti tip “Renault” i djegur

Automjeti tip “Renault” i djegur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese