Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Zbardhen qëndrimet e Francës, Gjermanisë, ‘Beneluksit’, Greqisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, një prej shteteve kusht zgjedhjet e 2017

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë zbardhur qëndrimet e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Qëndrimet e 27 ministrave kanë qenë pothuajse në të njëjtën linjë, të fokusuar në domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, por ka patur edhe shtete që kanë kërkuar si kusht për hapjen e negociatave realizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor të 2017-ës.

Franca dhe Gjermania u paraqitën skeptike për përcaktimin e një date për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke theksuar se “nuk mund të japin një premtim që rrezikon të mos mbahet”, duke iu referuar ecurisë që do të ketë zbatimi i reformave në vendin tonë.

Për përfaqësuesit e Parisit dhe Berlinit problem është edhe numri i madh i azilantëve shqiptarë, ndërsa do kërkojnë një zbatim të rreptë të kritereve për këtë çështje.

Qëndri i dy shteteve më të rëndësishme të BE-së, u mbështet nga vendet e Beneluksit (Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu).

Belgjika u mundua të mbajë një qëndim më neutral duke kërkuar që “raporti i ardhshëm të mos përmbajë paragjykime”, ndërsa Luksemburgu kërkoi një rivlerësim për Shqipërinë nga Komisioni dhe Këshilli i BE.

Suedia ishte vendi i vetëm që kërkoi të merreshin në konisideratë zgjedhjet e vitit 2017, përpara se të jepej një vendim për hapjen e negociatave.

Fqinji ynë jugor, Greqia theksoi se dëshironte hapjen e negociatave, por fillimisht duhet të zbatohet reforma në drejtësi dhe të respektohen të drejtat e minoriteteve.

Italia kishte një qëndrim më optimist për Shqipërinë, duke vendosur theksin në përparimin e realizimit të reformave kyçe nga autoritetet.

Hungaria ka kërkuar nisjen e menjëhershme të negociatave me Tiranën sapo të bëhen përparimet e para me zbatimin e reformës në drejtësi.

Edhe Irlanda ka patur të njëjtin qëndrim, ndërsa e ka konsideruar kushtin për Shqipërinë si të drejtë.

/Newsbomb.al

Më shumë




spot_img








spot_img