Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

ZBARDHEN përgjimet, si u zbulua përfshirja e mjekut Edvin Prifti në KORRUPSION: Erdhi SPAK, merr në telefon… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b5a28cbf88547dd0b5267fc7b2718fb

Mjeku i njohur Edvin Prifti u përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, pasi mori ryshfet për të bërë operacion pa radhë nënën e krye sekretares gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

Gjatë kohës që SPAK po përgjonte Mallkuçin, u zbulua edhe korrupsioni i mjekut Edvin Prifti. Pasi kontrollit në banesën e tij, mjekut i gjetën 250 mijë euro dhe 160 milion lekë të vjetra.

Kur SPAK ka trokitur në zyrën e doktorit për të sekuestruar kartelën e Besnike Mallkuçit, doktori ka kërkuar infermieren për takim për t’i thënë të flas me Manuelën.

Pak minuta më vonë, infermierja ka telefonuar krye sekretaren gjyqësore dhe i ka thënë se ka ardhur SPAK.

Sipas informacioneve për Report Tv, Manuela Mallkuçi dhe Trëndafile Fagu përmendin gjatë komunikimit se doktori kishte shumë para.

+690: Po kush ishte prokuror?

+872: Ishte Eliora.

+690: E lere atëhere se nuk del ajo nesër, lëre. Jo jo.

+872: Po pra.

+690: Jo jo lëre për të hënën

+872: Për të hënen i bëra unëe.

 +690: Nëntë e tridhjet e pesë?

+872: Po po po.

+690: Mire rrofsh o Ele jo se s’del ajo. Më mirë. Rrofsh!

+872: S’del

+690: Rrofsh o El, të fala Cao

+872: Dhe ti.

+690: Naten.

Pjesë nga dosja:

Në datën 09.02.2021, ora 10:15. në zbatim të vendimit të Prokurorit, policia gjyqësore ka kqyrur dhe marrë me cilësinë e provës materiale kartelën mjekësorë të shtetases Besnike Mallkuçi. Nga kjo kartelë rezulton se shtetësja Besnike Mallkuçi është shtruar në spital në datën 06.07.2020, ora 09:20. me shënimin “urgjent” dhe ka dalë nga spitali në datën 15.07.2020. Gjithashtu, referuar kartelës mjekësore rezulton se mjeku përgjegjës për këtë paciente ka qenë pikërisht doktori kardiokirug Edvin Prifti.

Gjatë kohës që Policia Gjyqësore po kqyrte dhe merrte kartelën mjekësore të shtetases Manuela Mallkuçi, i hetuari Edvin Prifti telefonon shtetasen Trëndafile Frangu (File) dhe i Erkon Files që të shkojë t’a takoje (biseda realizohet në datën 09.02.2021, ora 10:25).

Ndërkohë që në datën 09.02.2021, ora 10:23 Emanuela Mallkuçi, ka biseduar me nënën e saj ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i ka treguar kishte shkuar SPAK-u he po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde. Në këtë bisedë, Manuela ulet shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakort që të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave në orën 10:57, të datës 09.02.2021, doktori Edvin Prifti telefon i shqetësuar Filen (Trëndafile rangu) dhe i kërkon që të shkojë t’a takojë sërish në zyrë. Në orën 11:22, të datës 09.02.2021, Trëndafile Frangu të cilës, ndër të tjera i shpjegon se e kishte kërkuar Edvini dhe e kishte pyetur për një kartelë të marrë sot. Në këtë bisede dy bashkëbisedueset flasin se doktori ka shumë para etj, etj

LEXO EDHE: Operacioni i SPAK/ Gjyqtarja Hoxha nuk e liroi Gentjan Nezajn se e ‘nuhati’ që po fotografohej, mendoi se po përgjohej nga SHISH

LEXO EDHE: ‘Asaj nesër i shkon dosja në dorë’, dalin PËRGJIMET e SPAK, sekretarja caktonte takimet me gjyqtaren Hoxha: Thuaj atij te kafja…

logo_copy_copy_copy.jpg

logoo_copy_copy_copy.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img