Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Zbardhen ndryshimet e propozuara në Statutin e PD, një komision i përkohshëm merr drejtimin e partisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhen disa nga ndryshimet për Statutin e Partisë Demokratike që pritet të propozohen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Në dokument thuhet se menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statutit dhe deri në përfundim të konstituimit të organeve të reja sipas tij parashikohet ngritja e një Komisioni të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së.

Periudha tranzitore nuk duhet të jetë jo më shumë se 4 muaj.

Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi kombëtar.

Sipas dokumentit çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të Statutit.

Një nen i veçantë është edhe për procesin e zgjedhjeve. Procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.

Zgjedhjet brenda PD-së do të nisin nga baza dhe përfundojnë në qendër.

Këtyre rregullave do t’i nënshtrohet dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë sipas parimit një anëtar një votë.

Më shumë




spot_img








spot_img