Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Zbardhen mesazhet e Desarës me të fejuarin: Do vras veten Filip, më keni bo të ndihem si plehrë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7e5de9b6e57d085698ad290794cb77de

Ishte ora 8 e mëngjesit të së shtunës kur policia njoftoi për mediat se ishte arrestuar një 23 vjeçare, e identifikuar me emër dhe mbiemër të plotë, Desara Mancellari. As më shumë e as më pak, por e dyshuar si autore e djegies së katër makinave njëkohësisht. Ngjarja kishte ndodhur më datë 01.04.2016, në orët e para të mëngjesit (rreth një orë pas mesnatës) në rrugën “Kokonozi”.

Njëra nga makinat e shkrumbuara “Katër mjete, tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamioncinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, si pasojë e zjarrit të rënë janë shkatërruar plotësisht”, thuhej në komunikatën zyrtare.

Zjarri rezultonte të ishte i qëllimshëm dhe veprimi mban firmën e Desarës. Mësohet se ajo fillimisht ka spërkatur me benzinë njërin nga mjetet e më pas flakët i kanë shkrumbuar të katërta. Si shkak me sa duket ka shërbyer marrëdhënia e tensionuar me të fejuarin dhe nënën e tij. Siç zbulohet vjehrra e ka ofenduar. Por sot zbulohen edhe mesazhet që çifti ka shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Si ishte zbuluar e reja? “Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar pamjet filmike të momentit kur është vënë zjarri duke arritur të mundësohet identifikimi i autores së dyshuar”, thuhej në njoftimin

zyrtar. Pas identifikimit, ajo është arrestuar dhe në cilësinë e provës material janë sekuestruar edhe veshjet që ajo mbante në momentin që ka kryer këtë veprim.

Për zyrtarët policorë, paraprakisht dyshohej “se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P”.

Por cili është shtetasi me inicialet V.P, cfarë e lidhte Desarën me djalin e tij dhe çfarë e shtyu 23­vjeçaren të arrinte deri në këtë pikë?

Pak pas njoftimit të arrestimit zbulohet fotoja e autores. Në Facebook, në profilin me emrin Desara Mancellari mund të shohësh fotot e një vajze bukuroshe dhe shumë ‘trendy’. E apasionuar pas modës dhe luksit.

Ndërkohë që merrej në pyetje, vajza nuk e ka mohuar veprimin në polici. Pas ndalimit, ka dëshmuar se ka qenë ajo që i ka vënë flakën automjeteve, të cilat më pas edhe u shkrumbuan plotësisht. Burimet bënë me dije se vajza ka qenë në lidhje dashurie më djalin e pronarit të automjeteve, por që janë ndarë vetëm një javë më parë.

desaramancellarimesazhet.jpg

Mesazhet e Desarës me të fejuarin, Filipin.

 

“Për ndarjen tonë ka ndikuar nëna e ish të dashurit”­ ka thënë Desara Mançellari në polici, duke shtuar se ishte pikërisht nëna e tij që nuk e pëlqente atë.

Teksa po burime të gazetës, treguan SMS­të që tregojnë të kundërtën. Ka qenë vajza ajo që i ka dhënë fund lidhjes.

Gjithashtu, një i afërm i tha se vajza është dhunuar dhe kërcënuar nga i ati i ish­ të dashurit, V. Papajani.

Në këto kushte, sipas këtij të afërmi, ajo ka kryer edhe veprimin në fjalë, duke i djegur atij katër automjete. Megjithatë, Policia po I verifikon edhe këto pretendime.

Nga ana tjetër u tha se 23­vjecarja ia ka vënë zjarrin makinave pasi kishte disa ditë që kërkonte të sqarohej me të riun për arsyen e ndarjes, por ai nuk i kthente përgjigje.

Por sipas vetë dëshmisë së vajzës në polici, ajo ka thënë se kishte një javë që ishte ndarë me të riun me të cilin kishte qenë e lidhur për rreth dhjetë muajsh.

Gjatë këtyre ditëve vajza kishte tentuar të komunikonte me Papajanin dhe në një bisedë ne “Facebook”, e kishte kërcënuar tri ditë më parë, sipas versionit të familjarëve të djalit.

“Panorama” ka siguruar një pjesë të SMS­ve private në “Facebook” SMS ­të e publikuara nga “Panorama”, të cilat kanë mbërritur në redaksi nga një familjar i vajzës, tregojnë një version ndryshe për

ngjarjen.

Sipas SMS­ve duket qartë se Filip Qose Papajani i lutet vajzës që të mos e ndërpresë lidhjen me të.

Në këtë mënyrë, del se ishte vajza ajo që i dha fund lidhjes me djalin dhe ajo ai. Në SMS-­të e mbërritura në shihet qartë se si i riu tenton që ta joshë Desara Mancollarin për t’iu rikthyer lidhjes së mëparshme me blerjen e një telefoni të ri.

Mirëpo vajza i kujton dhunën e një dite më parë. I riu më pas justifikohet se ishte spontante për shkak të nervave. Kjo tregon se vajza është dhunuar dhe për këtë arsye nuk ka pranuar më që të rikthehet në lidhje me Filip Qose Papajanin.

Një familjar i vajzës, i cili nuk preferon të identifikohet, tha se vajza është kërcënuar vazhdimisht nga djali dhe familjarët e tij.

Personi në fjalë tregon se ka qenë Desara që i ka dhënë fund lidhjes në kohën kur i riu ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi për shkak të dyshtetësisë. Por me kthimin e tij, sipas të afërmit, nisën edhe konfliktet që e shtynë vajzën që të kryente veprimin për të cilin është arrestuar.

“Çdo gjë që pala tjetër ka deklaruar janë gënjeshtra. Desara ka dashur ta linte prej muajsh djalin por e kishte të pamundur prej presioneve dhe ndërhyrjeve nga familja e tij. Desara gjeti mundësi ta nxirrte nga jeta e saj djalin kur ai shkoi të kryente ushtrinë në Greqi. Ai u kthye më shpejt sesa mendohej dhe shkaktoi disa here probleme duke përdorur dhunë. Më pas babai i djalit, në gjendje të dehur ka kërcënuar dhe mbajtur kundër dëshirës Desarën. Në gjendje të rënduar psikologjike, Desara ka zgjedhur këtë mënyrë duke mos patur besim te ligji”, rrëfeu i afërmi i Desarës./PANORAMA

Më shumë

spot_img
spot_img