Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhen KËRKESAT e Ramës në mbledhjen me Kryesinë e PS, vendoset DATA e seancës parlamentare

Shkruar nga Newsbomb

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që seanca parlamentare e radhës të mbahet ditën e enjte në orën 10:00.

Gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama ka kërkuar pjesëmarrje masive në Kongresin që do të mbahet më 23 mars.

Gjithashtu Rama ka kërkuar që në seancën parlamentare të flasin të gjithë deputetët.

'Në seancat parlamentare flisni të gjithe, jemi në normalitet parlamentar. Nisni diskutimet neper bashki për kandidatët për Këshill Bashkiak. Ne fund ne liste duhet të vendosim njerezit me kontribute, ka thënë Rama.

Ndërkohë një kërkesë të veçantë ka pasur për deputeten Klotilda Ferhati, pjesë e Komisionit te Ligjeve.

Kryeministri ka urdhëruar të përgatisin ashpërsime në Kodin Penal në futboll për shkak të dhunës së ushtruar në ndeshjet e fundit në stadiume.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu