Tre të burgosur janë arratisur nga burgu Rebibbia në Romë, Instituti i dënimit kapital i cili ndodhet përgjatë rrugës Tiburtina.
Të tre të arratisurit, siç raportojnë mediat italiane janë shqiptarë: Mikel Hasanbelli, 38 vjeç, i dënuar për prostitucion e drogë deri në vitin 2020, Ilir Pere, 40 vjeç i dënuar për trafik droge, armësh e tentativë vrasje me burg deri në vitin 2040 si dhe Basho Tesi, 35 vjeç, i dënuar përjetësisht për trafik droge, prostitucioni e vrasje.
Sipas raporteve paraprake, të burgosurit kanë përdorur çarçafët si mënyrë për të dalë nga andej ndërsa kanë përfituar edhe prej situatës së krijuar pas tërmetit që goditi vendin. Gjatë natës, në Rebibbia, pas tërmetit, të burgosurit e burgut Camerino janë transferuar.