Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Zbardhen emrat, kush janë tre vëllezërit Fufi; të afërm të ish-deputetit të PD që plagosën policët në Mamurras në mes të ditës pasi dolën nga komisariati

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme në Mamuras, e cila përfundoi me plagosjen e dy efektivëve të policisë, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.

Në policinë e Lezhës aktualisht ndodhen 7 persona, të gjithë nga fisi i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi, tre prej tyre janë vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi dhe Rudolf Fufi. Këta shtetas janë shoqëruar mëngjesin e sotëm në polici pas një konflikti të çastit me disa persona të tjerë.

Mesa duket pasi janë të lirë ata kanë lëvizur me mjet dhe iu është bërë thirrje që të ndalojnë nga policët e patrullës. Ata kanë ndaluar, por nuk kanë pranuar t’u kontrollohet makina dhe të revoltuar edhe nga shoqërimi i mengjesit, janë konfliktuar me efektivët. Një prej tyre është plagosur në kokë me qytën e pistoletës ndërsa tjetri me plumb në këmbë.

Një prej tyre thuhet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në makinë momentin e ngjarjes rreth orës 14:00 ishin vetëm dy persona. Mes personave të përfshirë është edhe Nikoll Vorfi (Fufi), i cili tashmë është ndaluar nga policia.

Në terren në Mamurras ndodhet policia e Kurbinit, FNSH dhe RENEA, pasi risku është i shtuar dhe është menduar se mund të ndodhi një shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img