Hapësire reklamuese

Politikë

Zbardhen emrat, kush janë 30 deputetët që kundërshtojnë arrestimin e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen emrat, kush janë 30 deputetët që kundërshtojnë

Zbardhen emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur padinë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës.

Emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kundër arrestimit të Berishës janë zbuluar nga Report TV.

Më datë 12 dhjetor Prokuroria e Posaçme i dërgoi Kuvendit kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Në shkresë thuhet se Berisha ka refuzuar disa herë të paraqitet në gjykatë që i ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe ndaj kërkon një masë më të rëndë.

LEXO EDHE: Zbardhet kërkesa e SPAK për Kuvendin: Berisha nuk zbatoi vendimin

Më poshtë emrat e 30 deputetëve që janë kundër arrestit të Berishës

1 -Greta Bardeli

2- Kastriot Piroli

3- Lindita Metaliaj

4 -Edmond Spaho

5 -Qani Xhafa

6 -Ludovik Hasani

7 -Flamur Noka

8- Gazmend Bardhi

9- Agron Gjekmarkaj

10- Xhelal Mziu

11- Lefter Gështenja

12 -Saimir Korreshi

13 -Luan Baci

14- Elda Hoti

15 -Zheni Gjergji

16 -Dhurata Çupi

17- Helidon Bushati

18- Ramadan Likaj

19 -Edi Paloka

20 -Albana Vokshi

21- Tritan Shehu

22 -Petrit Doda

23- Sorina Koti

24 -Oerd Bylykbashi

25 -Bujar Leskaj

26- Dashnor Sula

27- Ina Zhupa

28- Kasem Mahmutaj

29- Asllan Dogjani

30 Isuf Çela

Kujtojmë që ndaj ish-kryeministrit i është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet duhet të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese