Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhen EMRAT: Këta janë 11 zyrtarët e inceneratorëve që SPAK i do në burg

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen EMRAT: Këta janë 11 zyrtarët e inceneratorëve

Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për arrestimin e disa personave, kryesisht zyrtarë të inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ndërkohë, jozyrtarisht mësohet se urdhër-arresti është prerë dhe për italianin Giusepe Ciafalone.

Kërkesa e SPAK është pranuar nga Gjykata e Posaçme dhe mëngjesin e sotmë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur bastisja e disa shtëpive. Dhjetë nga njëmbëdhjetë personat për të cilët kërkohet arrestimi, janë:

  • Arber Denizi,
  • Juri Ymeraj,
  • Silvester Dreza,
  • Gentian Zifla,
  • Arjola Kodra,
  • Enver Sheshi,
  • Robert Shabani,
  • Regan Merdani,
  • Luran Dusha
  • Arben Dervishaj,
  • Giusepe Ciafalone.

Arjola Kodra, administratore e kompanisë Integrated Energy BV, që administron inceneratorin e Sharrës në Tiranë, është mes urdhër-arresteve të SPAK. Por nuk dihet nëse ajo është prangosur, pasi nga burime mësohet se vetëm 5 urdhër-arreste janë ekzekutuar, ndërsa 6 janë në kërkim dhe dyshohet se janë jashtë vendit.

Në këto kushte, duke qenë se Kodra ka lidhje me inceneratorin e Tiranës, mendohet se operacioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit, nuk ka në qendër vetëm zyrtarët e inceneratorëve të Fierit e Elbasanit, por në "shënjestër" është dhe projekti i impiantit në kryeqytet.

Lexo edhe: SPAK pret 11 urdhër-arreste, për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll