Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Zbardhen EMRAT, ja kush janë zyrtarët e AKBN për të cilët Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin (AKUZAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c30a8fae95c7fe859a5d176d147c2085

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar dje arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Mësohet se janë arrestuar punonjësit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Doda dhe Naim Kasa, ndërsa në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” është lënë shtetësja Rezarta Sulejmani. Përveç këtyre zyrtarëve, në kërkim janë shpallur dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve.

Urdhër-arrestet janë firmosur pasi këta zyrtarë akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Kontrabandë mallrash pa akcizë” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Bëhet me dije se hetimet në këtë Agjenci shtetërore kanë nisur që në kohën kur ky institucion drejtohej nga Klodian Gradeci. Ky i fundit ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Më shumë

spot_img