Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhen EMRAT e të arrestuarve nga operacioni te “Varri i Bamit”; kokaina ishte në kuti picash, ai që mbante iku me vrap

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen EMRAT e të arrestuarve nga operacioni te “Varri i

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen  e sotme e cila bëri bujë në kryeqytet.  Operacioni i policisë mësohet se ka nisur pas dyshimeve mbi një automjet tip “Volvo” që policia e mbante nën mbikëqyrje.

Edhe droga është gjetur në një kuti picash poshtë makinës “Volvo”. Ndërsa të arrestuarit janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe shtetasi Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”.

Shtetasi Taulant Çoku ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”. Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dorë dy kuti si ato të picave.

Të ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dyshime se në një nga kutitë e picave ka lëndë narkotike agjentët kanë bërë ndërhyrje. Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë ku pas peshimit rezultoi me peshë të përgjithshme 1128 gram.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit tip Benz që iu iku policisë është Gazmend Cani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll