Ka marrë fund ‘ferri’ për 4 fëmijë dhe një grua në karrocë me rrota, pasi janë nxjerrë nga kampi famëkeq i “Al-Hol” në Siri.
Lajmi është bërë i ditur nga “Gjysmëhëna e Kuqe”, e cila ka shpërndarë edhe pamje nga operacioni i shpëtimit.
Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e 4 fëmijëve dhe gruas që do të sillen në Shipëri. Endri Dumani, Floresha Rasha dhe 3 fëmijët e saj, amar, Emel dhe Hatixhe.
Nga kampi “Al-Hol” janë larguar edhe 20 shqiptarë të tjerë, të cilët janë transferuar në kampin “Roj”, pasi shihet si një kamp me më shumë siguri.