Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhen EMRAT: 65 shqiptarët e arrestuar nga Spanja në Angli, pjesë e 4 bandave

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen EMRAT: 65 shqiptarët e arrestuar nga Spanja në Angli,

Nga operacioni i përbashkët ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës mes Interpol, Europol, Eurojust, dhe me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, janë ekzekutuar 83 masa të sigurisë në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë.

Nga 83 urdhër-arrest, 67 të dyshuar u arrestuan në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali.

Urdhër-arrestet dhe sekuestrimi i pasurive është lëshuar nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences me kërkesë të DDA. Operacioni ndërkombëtar ka dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.

Është zbuluar një një organizatë e strukturuar kriminale e natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë,ekstazi, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri si dhe me tregtinë me pakicë  të lëndëve narkotike në Firence.

"Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta"-  informoi sot SPAK.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka qenë pjesë konferencës së prokurorëve anti-mafie ku ka dhënë dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e kryer me EUROJUST dhe Interpol.

Vladimir Mara sqaron se janë dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në pothuajse të gjithë Europën duke e furnizuar me sasi të konsiderueshme lëndës narkotike.

Veç arrestimeve anëtarëve të grupeve kriminale u janë sekuestruar dhe pasuritë e vendosura në Shqipëri mes tyre 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e 18 pasuri të paluajtshme.

Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën. Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit

Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, – tha prokurori Vladimir Mara. “Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.” – tha SPAK.

Newsbomb.al zbulon dosjen e operacionit ndërkombëtar të shtrirë në disa vende të BE

Emrat e shtetasve që janë arrestuar si dhe shtetasve për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste.

Lista me ermat e 65 nga 67 të arrestuarit nga operacioni ndërkombëtar

  1. Kledjon Muçollari

    2.            Ervis Vangjeli

    3.            Eljon Laçi

    4.            Kristian Ibrahimaj

    5.            Alban Mahilaj

    6.            Klaudia Sulejmani

    7.            Besmir Selamaj

    8.            Gabriela Avduli

    9.            Francesko Doda

    10.         Latin Ymeraj

    11.         Erando Mara

    12.         Antonio Hoxha

    13.         Elsit Vera

    14.         Dritan Begaj

    15.         Mark Lisi

    16.         Ergys Leka

    17.         Fatmir Gjeci

    18.         Astrit Dedaj

    19.         Syrja Kapaj

    20.         Mark Malocaj

    21.         Alket Muca

    22.         Xhulio Kastrati

    23.         Elvis Kuçi

    24.         Klisman Çepele

    25.         Eiton Kullolli

    26.         Pajtim Kullolli

    27.         Ergi Tomorri

    28.         Manuel Mone

    29.         Alban Ramadani

    30.         Gjon Ndreu

    31.         Simon Myftari

    32.         Blerim Myftari

    33.         Lorenco Malaj

    34.         Barjam Malaj

    35.         Ani Kuçi

    36.         Spiro Petro

    37.         Emiljano Balla

    38.         Hektor Turku

    39.         Armand Meco

    40.         Fael Xhelili

    41.         Renato Qevani

    42.         Emirjan Hoxha

    43.         Fabjan Drini

    44.         Daniel Elezi

    45.         Ferdi Ndrejaj

    46.         Gjergj Ndrejaj

    47.         Amarildo Alla

    48.         Emiljano Alla

    49.         Eneo Abedini

    50.         Qamil Abedini

    51.         Endri Çoku

    52.         Ervin Myftarja (Viku)

    53.         Indrit Kolgjokaj

    54.         Eraldo Kolgjokaj

    55.         Marcello Gjaci

    56.         Riniol Tasi

    57.         Prelë Kolnikaj

    58.         Arbri Xherahu

    59.         Lazer Pervataj

    60.         Vahit Luca

    61.         Amarildo Mustafai

    62.         Rudina Macoraj

    63.         Kristjana Kolnikaj

    64.         Elis Meco

    65.         Endri Sercan

LEXO EDHE: Interpol, Europol e Eurojust operacion në Shqipëri e 4 vende të BE, 83 urdhër-arreste

Droga që u sekuestrua nga SPAK në bashkëpunim me autoritete italiane kap vlerën 2.7 milionë Euro. Në një deklaratë zyrtare SPAK njofton se hetimet për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëria me destiancion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së, kanë zgjatur për 2 vite. Sipas SPAK, lënda narkotike e sekuestruar është e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

Njoftimi i plotë – Prokuroria e Posaçme, datë 5 Shkurt 2024

Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST.

Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.

Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.

LEXO EDHE: SPAK megaoperacion me partnerët: 67 të arrestuar, miliona euro pasuri në Shqipëri

Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme:

  • Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor;
  • Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit;
  • Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar;

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese