Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko: Të sillen kadidatura alternative; Bardhi: Propozimet të mblidhen nga firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak pas përfundimit të mbledhjes janë zbardhur diskutimet e bëra brenda Këshillit Kombëtar të PD-së. I sapozgjedhuri sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin Roland Bejko u shpreh se është dakord me propozimin e Salianjit për kthimin e garës dhe të votës, duke shtuar se duhet të ketë kandidaturë alternative.

Nga ana tjetër edhe Jemin Gjana tha se është dakort me propozimin e Salianjit dhe Bejkos, lidhur me kthimin e votës dhe kandidaturave alternative. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha  nese ka propozime alternative, të mblidhen nga firmat e 1/4 te anëtarëve të Kuvendit.

Pjesë nga diskutimi:

Basha: propozime te tjera ka?

Roland Bejko: Une jam dakord qe te kemi votim dhe te kene kandidatura alternative sepse do te kishin me shume legjitimitet.

Spiro Cura: Jam dakord ose qe te pakten kandidaturat e propozuara te dalin dhe te mbajne nje fjale para se te zgjidhen.

Basha: Diskutim tjetër kundër…

Jemin Gjana:
 Kjo është e njëjta trupe qe ka qene dhe herën e kaluar, jam dakord me propozimin e Salianjit dhe Bejkos qe te paktën nga hera tjetër të procedojmë ne këtë mënyrë, por sot kjo trupe duhet te votoje siç ka votuar herën e kaluar dhe te themi te vërteten qe ne kete parti kështu jane zgjedhur perhere mos bejme sikur nuk kemi qene këtu.

Gazment Bardhi: Propozimi i kryetarit është ky dhe nese ka propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 te anëtarëve të Kuvendit.

Mbrëmjen e sotme Këshilli Kombëtar i PD zgjodhi kreun e ri të Këshillit, Arta Sakja, e cila zëvendësoi Edu Palokën, sekretarët e rinj të Partisë Demokratike dhe anëtarët e Kryesisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img