Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhen DETAJE tronditëse: 13-vjeçarja në Kavajë tentoi VETËVRASJEN, i dashuri donte të mblidhte pará nga djemtë. Vetëm njëri refuzoi (VENDIMI i Gjykatës)

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen DETAJE tronditëse: 13-vjeçarja në Kavajë tentoi

E mitura 13-vjeçare e përdhunuar nga shokët e shkollës “Rilindja” në qytetin e Kavajës, ka tentuar të kryejë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike, mëson Newsbomb.al.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik nisi në fillim të muajit tetor të 2018-ës, në një kohë kur e mitura, e cila më pas do të përjetonte disa muaj abuzim seksual dhe psikologjik, vendosi të ndihmonte shokun e shkollës për një detyrë.

Ajo i dërgoi përmes internetit një fotografi të detyrës që kishte punuar për të, por djali, i cili më pas do të bëhej edhe i dashuri i saj, duket se kishte plane më të errëta. 14-vjeçari arriti ta bindë vajzën të lidhet me të, dhe në ditën e tij të lindjes, i kërkoi si dhuratë të kryenin marrëdhënie seskuale.

Newsbomb.al ka arritur të zbardhë të plotë vendimin e Gjykatës së Durrësit që la në burg të 7 minorenët e përfshirë në skandal, ndërsa njëri mbetet ende në kërkim nga policia.

Të miturit e pranojnë se kanë abuzuar seksualisht me 13-vjeçaren, duke e detyruar atë përmes shantazhit me një video intime të filmuar gjatë kohës kur ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.

Me përhapjen e videos në pajisjet elektronike të disa nxënësve të shkollës “Rilindja”, nisi edhe shfrytëzimi i saj prej djemve. Ishte i dashuri i saj ai që besohet se e shpërndau videon, madje mori edhe rolin e tutorit, duke deklaruar se të miturve të tjerë që kryenin marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren do t’u merrte parå, derisa të mblidhte një shumë të caktuar për të blerë një pajisje me lojëra elektronike, e më pas do t’i jepte fund shfrytëzimit të saj.

13-vjeçarja është përdhunuar edhe në grup, por kjo ka ndodhur jo në ambientet e shkollës, por në një pallat i quajtur “Bajazitët”, ku kanë shkuar 3 djem njëkohësisht. Duket se vështirësia për të gjetur vende të fshehta për të kryer marrëdhënie intime me 13-vjeçaren ka çuar edhe në zbulimin e ngjarjes, raporton Newsbomb.al.

Njëri prej djemve i dërgon mesazh në telefon një tjetër nxënësi, duke e pyetur nëse dinte ndonjë vend ku mund të çonte 13-vjeçaren. Por mesazhin në telefonin e tij e lexoi e ëma, e cila është sanitare në shkollën “Rilindja”. Ajo vuri në dijeni mësuesen.

Vetëm një prej të miturve ka deklaruar se nuk kreu marrëdhënie seksuale me vajzën. Ai rrëfeu se ishte prezantuar me të nga dy djemtë e tjerë, dhe ishte ftuar të shkonte te po i njëjti pallat në katin e 7-të për të kryer marrëdhënie.

Në dëshminë e tij të marrë në prani edhe të psikologes ai thotë se pasi u ngjit i vetëm në katin e 7-të të pallatit e gjeti të miturën gjysmë të zhveshur, dhe të mërzitur. Ai nuk kreu marrëdhënie me të dhe zbriti poshtë pak minuta më pas. Dy djemve të tjerë që qëndronin poshtë i mituri u tha se kishte kryer marrëdhënie për të mos u turpëruar në sy të tyre.

Gjykata e Durrësit nuk pranoi as raportet mjekësore apo pretendimet e palës mbrojtëse dhe vendosi të japë për të gjithë të miturit masën “arrest me burg”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll