Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Zbardhen detaje nga sherri në Sauk, kandidati i LSI-së nuk u zu për parti, por për një femër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri në Sauk ku u plagosën dy të rinj.

Në sherr ka qenë i përfshirë edhe Klodian Doka, kandidati për deputet i LSI-së dhe vëllezërit e tij Roland dhe Eltjan Doka.

Fillimisht u përfol se arsyeja e sherrit ka qenë për shkaqe politike, por burime për Fax News kanë bërë me dije se motivi i zënkës ka qenë për një femër.

Vëllezërit Doka dhe autorët e ngjarjes, aderojnë në të njëjtin subjekt politik, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ata janë konfliktuar fillimisht në drekë, pastaj zënka ka nisur edhe në darkë në një lokal pranë xhamisë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Mësohet se aty ndodhet edhe zyra e njërës prej degëve të LSI-së.

Njëri nga autorët, i ka thënë njërit prej vëllezërve se e ka sharë dhe i ka folur keq një vajze me të cilën kishin njohje të përbashkët.

Debati ka degraduar në përplasje fizike ku janë dëmtuar tre vëllezërit Doka. Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se Roland Ndoka ndodhet në gjendje më të rëndë, por të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë




spot_img








spot_img