Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Zbardhen detaje nga plagosja me armë në Vlorë, 46-vjeçari u qëllua dy herë, shoqërohen në polici 3 persona (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

7deec0ccc3f687578c3941db7001f429

Policia ka zbuluar disa detaje nga të shtënat me armë në Vlorë, ku mbeti i plagosur një person.

Sipas njoftimit, 46-vjeçari Klodian Memokondaj është qëlluar dy herë me armë dhe njëri prej plumbave e ka kapur në qafë.

Akoma nuk dihen arsyet që çuan në plagosjen e 46-vjeçarit, por informacione për mediat bëjnë me dije se nuk ishte një atentat, por ngjarja mund të ketë ardhur pas një konflikti të çastit.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona, 2 prej të cilëve ishin punonjës afër lavazhit ku ndodhi ngjarja.

“Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen”, njofton policia.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img