Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Zbardhen detaje nga arrestimi i 10 policëve mbrëmjen e djeshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi për disa punonjës policie të Komisariatit nr.5 Tiranë dhe inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Bashkisë Kamëz, të dyshuar për konsumimin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasi”, pasi kanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, nuk kanë raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se në total janë lejuar mbi 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në mënyrë të kundërligjshme.

Në bazë të hetimit, nisur pas referimit të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se inspektorët e INUV për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit, konstatonin ndërtime të paligjshme në ambjente familjare e biznesi dhe nuk i raportonin.

Konstatimi fillestar i kësaj paligjshmërie është realizuar gjatë aksioneve policore të komisariatit nr. 5.

Nga verifikimet në terren të forcave policore, kishte rezultuar që të paktën 39 ndërtime të paligjshme nuk ishin konstatuar dhe as referuar nga ana e inspektorëve të INUV-it.

Pas referimit të këtij fakti të dyshuar penal, nga ana e Prokurorisë së Tiranës u zhvilluan hetimet për të evidentuar personat përgjegjës. Në bazë të të dhënave proceduriale, rezultoi se inspektorët e INUV ishin në dijeni të këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe i kishin lejuar me bindje, me qëllimin për të marrë përfitime materiale prej shtetasve që kryenin ndërtimet.

Po ashtu, në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe disa punonjës të Komisariatit të Policisë nr. 5, i cili mbulon zonën e Kamzës, në bashkëpunim me punonjësit e INUV-it, nuk raportonin për ndërtimet e paligjshme, si edhe ndërhynin tek INUV për lejimin e paligjshmërisë nga ana e qytetarëve të ndryshëm. Edhe për punonjësit e Policisë ka dyshime të arsyeshme se këto ndërhyrje i realizonin përkundrejt pagesave nga ana e qytetarëve të ndryshëm që kryenin punime ndërtuese pa leje.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi, për shtetasit si më poshtë:

Punonjës të Policisë,

1. Fatmir Mulaj

2. Qemal Sinaj

(Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë për këta shtetas janë ekzekutuar nga Shërbimi i Çështjeve të

Brendshme dhe Ankesave)

Inspektorë të INUV

3. Afrim Deda 

4. Murat Mena

5. Arjan Hoxhaj

6. Petrit Jani

7. Gazmir Marku

8. Muhamed Korra 

Më shumë


spot_img









spot_img