Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Zbardhen dëshmitë e autorëve të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, të dy në një mendje: Ishim në Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë zbardhur dëshmitë e Kristrjan Kelmendit dhe Marjan Kolës, të cilët akuzohen për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në mes të Shkodrës, mbrëmjen e 29 Nëntorit.

Kelmendi para togave të zeza është shprehur se babai i tij njihej me viktimën, dhe se ai vetë ishte shok me djalin e tij.

Ai është shprehur se ishin në Kosovë, ndërsa rrugës kur po ktheheshin janë arrestuar.

“Babai im ka patur një bisedë me Pashkon sepse jam shokë me të. Edhe une djalin e Pashkos e kam shok sepse kemi qenë në shkollë bashkë. Po ashtu babai im dhe Pashko kanë qenë shokë. Pashko i ka thënë babait që ti japë parate e shtëpise që na e kanë shitur 11 vite me parë. Bëhej fjalë për një shumë prej 20 mije që në atë kohë Pashko ka thënë që nuk i dua. Babai i ka thënë se është bisede e mbyllur ajo dhe une di që nuk kemi patur ndonje problem për atë bisede dhe familja ime ka vijuar që të qëndroje në atë shëepi. Une para pak kohesh desha të iki nga Italia në Angli për një jetë më të mire por me kapen dhe me kthyen ne Shqipëri ne tentative per te ikur drejt Anglise. Kur erdha u takova rastesisht me Marjanin i cili me tha se do shkonte ne Kosove per te blere rroba. Une i thash po vij me te sepse kisha babain ne Kosove dhe doja ta takoja. Kemi ikur me 28 nentor ne Kosove dhe me 29 nentor po ashtu kemi qene atje. Pra naten kur eshte bere vrasje me 29 nentor une dhe Marjani kemi qene ne Kosove.”  tha ai.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Kola, që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Babain e Kristjanit e kam shok. U takuam rastësisht dhe ikëm bashkë drejt Kosoves meqë unë doja te blija rroba dhe Kristjani donte te takonte babain. Natën e 29 nentorit kur është bërë vrasja une kam qene ne Kosove bashke me Kristjanin dhe nuk kam patur asnje dijeni as per vrasjen as per asgje tjeter. Me 30 kemi nentor qene duke u kthyer drejt Shqiperise dhe vetem kur na arrestuan”- tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img