Tirana
scattered clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
5.1kmh
40 %
Enj
35 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Zbardhen DEBATET brenda PD-së/ Kush e skualifikoi Ibsen Elezin dhe kush ishte kundër Agron Shehajt; Vokshi i del në mbrojtje: Përse mos të kandidojnë?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë. Kreu i PD Lulzim Basha mungoi pasi e konsideroi pjesëmarrjen e tij “konflikt interesi”, ndërkohë që në Kolegj kishin mbërritur 9 emra që do të garonin.

4 prej tyre u skualifikuan automatikisht, pasi nuk përmbushnin një nga kriteret: Të jesh anëtar i PD-së. Emrat kandidatëve të përjashtuar janë Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Marjan Jashanllari, Sabri Hoxha. Ndërkohë gjatë mbledhjes pati debate për Ibsen elezin dhe Agron Shehajn.

Kreshnik Çollaku tha se Elezi gjithmonë ka dashur ta shkatërrojë PD-në ndërsa për Agron Shehajn u tha se është duke bërë marketing politik për veten e tij dhe jo për qëllime të mira brenda partisë. Abstenimet më të shumta kanë qenë për të, raporton gazeta Panorama.

DEBATI I PLOTË

Gazment Bardhi: Do të nisim diskutimet në parim apo do të flasim për kandidatët? Në listë, 4 prej kandidatëve nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, kështu që janë automatikisht të skualifikuar nga gara.

Enkelejd Alibeaj: Por ne nuk duhet që të jemi përjashtues. Mbase ata janë simpatizantë të Partisë Demokratike dhe kanë idealet e tyre.

Gazment Bardhi: Janë kontrolluar dhe nuk janë as anëtarë te lista aktive dhe tek ajo joaktive. Nuk janë simpatizantë. Le ta hedhim në votim (4 kandidatët skualifikohen me votë unanime)

DISKUTIMI MBI KANDIDATURAT E TJERA

Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se duhet të jetë në garë Basha, Kadilli dhe Harxhi. Nuk mendoj se ka vend për persona të cilët mendojnë më shumë për promovimin e tyre politik. Nuk mund t’i japim zë një njeriu për marketing politik. Duhet që të ketë platformë, duhet të ketë ide. Ibseni ka dashur gjithmonë të shkatërrojë PD-në, duke e sulmuar nga matanë gardhit.

Enno Bozdo: Unë nuk jam dakord që në garë të jetë Edit Harxhi, sepse nuk ka ndonjë kontribut të veçantë në garë.

Albana Vokshi: Përse të mos jetë Agroni dhe Editi? Ne jemi Partia Demokratike dhe jemi të hapur. Nuk duhet që të krijojmë armiq kot.

Gazment Bardhi: Ok, atëherë do të mbajmë vetëm këtë short: listën me 4 kandidatët.

Florion Mima: Kjo mbase është mbledhja e fundit që unë marr pjesë. Nuk kam asnjë interes. Por unë mendoj që në garë të jenë që të 4 kandidatët e le të fitojë ai që ka më shumë mbështetje nga anëtarësia.

Jorida Tabaku: Parimisht jam dakord që të jetë lista me 4 kandidatët. Por ne nuk mund të vendosim kandidatë njerëz që kanë momentet e lavdisë në TV. Cilësia e kësaj gare do të tregojë cilësinë e partisë nesër dhe ne duhet te sigurohemi që ka gjithëpërfshirje.

Dhurata Çupi: Edhe unë mendoj se duhet t’i përfshijmë të 4 në garë. Nëse në mesin e tyre ka pasur njerëz që kanë hedhur gurë ndaj PD-së, ne duhet t’u tregojmë të kundërtën. Ndaj, mendoj se duhet të jenë të 4 në garë. Duhet të jemi parimorë.

Jemin Gjana: Nëse bazohemi në historikun e garës në Partinë Demokratike, atëherë mund të them se në garën e PD-së ka pasur kryesisht nga dy kandidatë. Madje ka pasur raste edhe me 1, por ne nuk do ta bëjmë si historia e Maqo Lakrorit.

Enkelejd Alibeaj: Për mua 3 kandidatura janë ok. Editi edhe pse s’ka bërë shumë për Partinë Demokratike, mendoj se në Këshillin Kombëtar nuk ka qenë penguese, ka votuar. Nuk mendoj se duhet ta përjashtojmë.

Grida Duma: Kjo kryesi ka detyrë jo të gjykojë sjelljet e askujt, por të shqyrtojë kriteret dhe një seriozitet të staturës së kandidatëve. Çka do të thotë, statura e tyre duhet të ketë një minimum të figurës publike kombëtare, veç kritereve konkrete të tjera.

Gazment Bardhi: Ok, atëherë le të hedhim në votim 4 kandidaturat. Nuk marrin pjesë në votim Fatbardh Kadilli dhe anëtarët e komisionit (Albana, Belind Këlliçi)

Gazment Bardhi: Lulzim Basha? (Kryesia miraton me votë unanime)

Gazment Bardhi: Fatbardh Kadilli? (Kryesia miraton me votë unanime)

Gazment Bardhi: Edit Harxhi? (Miratohet. Abstenojnë Kreshnik Çollaku, Endri Hasa, Enno Bozdo, Ivi Kaso).

Gazment Bardhi: Agron Shehaj? (Miratohet. Abstenojnë Kreshnik Çollaku, Edi Paloka, Enno Bozdo, Ivi Kaso, Ina Zhupa, Jorida Tabaku)

Lexo edhe ...

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img