Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhen 7 raste vjedhjesh të kryera ditët e fundit në Tiranë, arrestohen 3 hajdutë

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen 7 raste vjedhjesh të kryera ditët e fundit në

Policia ka zbardhur 7 vjedhje të ndodhura në ditët e fundit në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për vjedhje të pronës dhe pasurisë. Pas zbardhjes së ngjarjeve kriminale në Tiranë janë arrestuar dhe vënë përpara përgjegjësisë penale 3 shtetas që i kryejnë ato.

Janë vënë në prangat e policisë shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

53-vjeçari dhe 40-vjeçari janë autorët e 6 vjedhjeve të kryera. Policia njofton se ata kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Njoftimi:

Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes së banesave së tyre, dhe një rasti të vjedhjes së një biznesi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Good start”.    

Si rezultat u tij u vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.

Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin "Karl Topia", ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese