Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘’Zastava’’ dhe ‘’Glok’’, ja si u kapën dy të rinjtë me pistoleta në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb

Dy djemtë shëtisnin rrugëve të qytetit të Vlorës me armë në brez por policia i ndjek dhe I kap në një disko. E.D 29 vjeç dhe M.H 21 vjeç, të dy nga Vlora u prangosën nga efektivët. Atyre iu gjetën dy pistoleta të tipit ‘”Zastava’’ dhe ‘’Glok’’.

“Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë 2 poseduesit e armëve të zjarrit, shtetasit me iniciale:

1. E.D. (i dëmtuar), 29 vjeç, banues në Vlorë.

2. M.H, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës, në kuadër të masave të ndërmarra për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, për kapjen e personave në kërkim apo me preçedentë penalë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 personave të cilët dispononin armë zjarri.

Në orët e para të mëngjesit, gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet e natës të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur: Disko Rosi (4-Elementët), janë kapur në flagrancë 2 persona me preçedentë penalë: M.H dhe E.D të cilët dispononin me vete armë zjarri.

Në momentin kur këta persona kanë parë prezencën e Shërbimeve të Policisë, dyshohet se shtetasi: M.H në tentativë për të fshehur armën e tij Pistoletë të llojit "GLOK", ka plagosur lehtë nga pakujdesia shokun e tij, shtetasin: E.D, në pulpën e këmbës së majtë.

Sqarojmë se:

Shtetasit e mësipërm, njihen nga Policia si persona me preçedentë penalë e kriminalë, të përfshirë në veprat penale "Krime kundër personave" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- një armë zjarri Pistoletë të llojit "Zastava" (E.D),

- një armë zjarri Pistoletë të llojit "Glok" (M.H),

- 20 fishekë të kalibrit 9 mm,

- një gëzhojë”, bën me dije Policia e Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll