Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Zaptimi i hapësirave të plazhit, Klosi nga Durrësi: Do t’u jepet një shans i dytë të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar për ndarjen e parcelave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është takuar sot me përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe ato lokale të Durrësit, ku kanë diskutuar për problematikat e ndarjes së hapësirave të plazhit.

Klosi njofton se do të rihapen aplikimet për t’u dhënë një shans të dytë, të gjithë atyre që nuk kanë patur mundësi për të aplikuar deri më tani.

Ndër të tjera, ai shtoi më tej se nevojiten 3-4 ditë për të përmbyllur procesin e ndarjes së parcelave në plazhe, për ata që kanë aplikuar më herët.

“Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3 – 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara, të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qendrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, tha Klosi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img