Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zani Çaushi në kërkim të lirisë, paraqitet për të disatën herë në Gjykatën e Korçës

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi është paraqitur sërish në Gjykatën e Korçës për të kërkuar përllogaritjen e ditëve të burgimit.

Çaushi po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kjo është seanca e disatë që po zhvillohet për këtë çështje në Gjykatën e Korçës, por herën u fundit u shty pasi mungonin avokati dhe prokurori.

Më herët Zani Çaushi kërkoi lirimin e tij pasi ka kryer 25 vite burg dhe pretendon se është rehabilituar edhe për faktin se është familjar.

Më pas ai kërkoi që t'i njihen vitet në paraburgim dhe të lirohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese