
Ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Caushi ka marrë masë disiplinore në burgun e Drenovës, por Gjykata e Korçës e ka shfuqizuar këtë vendim.
Më 13 tetor u mbajt edhe seanca për masën disiplinore ndaj Caushit, ndërkohë që është pranuar kërkesa dhe shfuqizuar masa disiplinore e dhënë ndaj të dënuarit Zani Caushit me vendimin e këshillit disiplinor të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Korçë.
Caushi e ka marrë masën disiplinore në datën 03.04.2020, por nuk bëhet e ditur se për çfarë është dënuar.
Ish-kreu i bandës së Vlorës është në pritje të një seance tjetër për llogaritjen e ditëve të paraburgimit.