Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Zani Çaushi kërkon lirim me kusht, Gjykata e Korçës ia rrëzon kërkesën: Nuk është rehabilituar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zani Çaushi, një prej emrave më të njohur të botës së krimit para viteve 2000, i konsideruar si i forti i Çoles ka mbërritur sot në dyert e Gjykatës së Korçës.

Ai është gjendur atje rreth orës 14:30 ndërsa seanca e sotme përkon me kërkesën e lirimit me kusht, në vijimësi të kërkesës së bërë nga avokati i tij rreth 1 muaj më parë. Seanca e fundit e Zani Çaushit u shty pasi avokati ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërkohë që u shqyrtua nga gjyqtari Selaudin Pysqyli. Prokuror ishte Ervin Beqiri ndërsa u mbrokt nga i njëjti avokat Arben Lena.

Pas 45 minutave përfundoi seanca në Gjykatën e Korçës për Zani Caushin, i cili mbetet në burg. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për të përfituar lirimin me kusht ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit.

Disa nga argumentet që çuan në rrëzimin e kërkesës mësohet se kanë qenë si më poshtë:

“Nuk ka pasur sjellje shembullore, është dënuar dhe disa herë të tjera gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Nuk konsiderohet i rehabilituar”.

Ai vetë ka bërë këtë kërkesë duke pretenduar se e ka kryer 2/3 e dënimit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img