Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

“Zana, Zana vetëm Zana. Topin e ka Zana, penalltinë e gjuan Zana, në portë Zana”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Bledi Mane ka reguar kundër zgjedhjes së Zana Çelës në postin e drejtoreshës së Teatrit të Operas dhe Baletit.

Mane sulmon ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për këtë zgjedhje, ndërsa e quan mediokre dhe frikacake. Gazetari shprehet se me dhjetra e qindra vajza e djem të shkolluar po lihen rrugëve pasi nuk po provohet rotacioni i elitave.

Reagimi i plotë i Bledi Manes:

MOOOOOS, ZANA ÇELA PRAPË DEJTORESHË?!?

Moj Mirelë, moj Mirelë, moj kumbarja vegjetuese e kulturës. Moj përkthyesja që nuk ta përkthyem dot mediokritetin tënd që në fillim dhe tani vuajmë pasojat. Moj Mirelë, moj Mirelë kujt ia shet ti këto palo konkurse? Po kush të beson moj me këto paçavure që na servir mes kësaj vape?

Moj Mirelë, po pse e vesh veten me kostume kllounash si ata të cirkut të Patosit dhe kërkon të shfaqesh para nesh si zengjinia e identitetit kulturor. Po si moj Mirelë, si moj grua intelektuale frikacake dhe pa mullzë. Po si moj ia pranove Edi Ramës kandidaturën e Zana Çelës për ta emëruar sërish drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit?

A ke memorje oj Mirelë, a ke memorje oj grua?

Zana ishte njëherë drejtoreshë dhe e hoqën me ceremoni. Zana nuk u shqua asnjëherë as si artiste e as si menaxhere. Zana mund të ketë hapur gojën si këngëtare në lice por nuk la gjurmë në artin shqiptar. Mbetet trishtues ky riciklimi që u bëni Zanarve, shërbëtoreve të partive jo shërëtoreve të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore.

Po si moj grua, po si moj Mirelë nuk e kundërshtove Edi Ramën e ti thoshe JO! Zana Çela drejtoreshë në admiistratën publike, Zana Çela prezantuese, Zana Çela organizatore festivalesh, Zana Çela me shoqata, Zana Çela merr sponsorizime nga shteti, Zana Çela përlan grante te Bashkimit Evropian, Zana Çela pjesë e projekteve të ambasadave të huaja në Tiranë, Zana Çela ha bukë me çdo qeveri. ikën Fatos Nano, mbetet Zana. Vjen Pandeli Majko, mbetet Zana, ikën Ilir Meta, mbetet Zana, vjen Sali Berisha, ,betet Zana, iken nga kryetar bashkie Edi Rama, mbetet Zana, vjen kryeministër Edi Rama, vjen Zana.

Zana, Zana, Zana, Zana, Zana, Zana vetëm Zana. Topin e ka Zana, penalltinë e gjuan Zana, në portë Zana.

Po dhjetra e qindra vajza e djem punëtorë, të shkolluar, të shkëlqyer, fisnikë, të dalluar pse i lini rrugëve të rropaten. Pse nuk rotacioni e nuk promovoni elitën e re të këtij vendi, pse mbeteni nostalgjikë të dobësive të së shkuarës?

Zana në kuzhinë, Zana në Ballkon, Zana në lavatriçe, Zana në frigorifer, Zana në televizor, Zana në banjë, Zana në dhomën e gjumit, Zana në krevat, Zana poshtë krevatit,

Mjaaaaaaaaaaft, booooooooooll me Zanën. Nuk do vjedhi vetëm Zana. Ka edhe të tjerë hallexhinj!!!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img