Hapësire reklamuese

Showbiz

Zaimina Vasjari flet për lidhjen prej 12 vitesh me partnerin e saj: Ai ngacmonte shoqen time, por më pas...

Shkruar nga Newsbomb

Zaimina Vasjari e ftuar në emisionin “Rudina” ka ndarë me të gjithë detaje nga lidhja prej 12 vitesh me patrnerin e saj biznesmen si dhe surprizën që i bëri në Maldive. 

Ndonëse edhe më parë ka ndarë publikisht gjatë një interviste në "IN TV" disa momente me të dashurin e saj si dhe zënkën që pati me të,  Zaimina e lumtur dhe e buzëqeshur ka ndarë dhe disa detaje të tjera…deri në propozimin me anë të një unaze në Maldive.

“Motivi i destinacionit ishte festimi i Shën Valentinit, por pjesën e unazës nuk e dija, ishte suprizë për mua. Ishte një moment special, shumë i veҫantë”, – tregon Zaimina duke shtuar më tej se foton që bëri bujë në media e ka publikuar në mëngjes.

 “Nuk kam shumë dëshirë t’i them detajet e jetës sime private. Duke qenë se është një moment shumë i bukur, ky nuk ka nevojë për shumë fjalë” –përfundon Zaimina duke treguar edhe unazën që mban në dorë, pas së cilës, thotë ajo, do të vijë shumë shpejt edhe një tjetër.

E pyetur nga Rudina se cilat janë planet e mëtejshme, ish Miss Shqipëria tregon se për momentin nuk kanë një datë martese, por edhe ajo do të vijë shpejt: “Gjërat pa plan janë më të bukura, por pas fejese, dihet, vjen edhe martesa. Ne tashmë e kemi zyrtarizuar lidhjen  edhe me familjet tona, por datë dasme nuk kemi ende.”

Po si u njoh me të Zaimina?

Ata të dy janë njohur 12 vjet më parë, kur ai në atë kohë pëlqente shoqen e Zaiminës, ishte një lloj loje që kishte trilluar me kast për të arritur te vajza që donte. “Ai ngacmonte një shoqen time dhe më pas më tha që “nuk është shoqja që dua unë, je ti”, tregon Zaimina e pyetur nga Rudina.

 “Kam një partner, i cili më ka shoqëruar plot 12 vite në jetë. Nuk i përket botës së spektaklit, është jashtë kësaj fushe dhe nuk dua ta bëj publik, ta prezantoj, dua ta ruaj vetëm për vete”.

Pas udhëtimit në Maldive, i cili erdhi si një reflektim, një zgjedhje e ҫiftit për një ribashkim, tani marrëdhënia e tyre është më e fortë dhe më e konsoliduar.

Ndonëse nuk ka një datë martese, të dy e dinë që janë drejt këtij hapi shumë shpejt….

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu