Në një takim të fundit me qytetarët kryeministri Edi Rama ka zbuluar një moment epik me djalin e tij të vogël, Zaho.
Teksa ka qenë i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ky i fundit i ka kërkuar të tregojë se si përgjigjet Zaho kur e pysin çfarë pune bën babi.
“Babi vetëm flet”, ka treguar Rama përgjigjen e Zahos. “Sepse dëgjon të ëmën, kur unë shkoj në shtëpi natën vonë dhe jam duke folur në telefon, që më thotë: Nuk je lodhur akoma?, ka shtuar ai më tej.
Në sytë e një fëmije është perceptuar se e vetmja punë që bën i ati është se vetëm flet. Dhe mesa duket edhe Zaho e ka vënë re prezencën e vazhdueshme të kryeministrit në ekrane dhe ai ka arritur në përfundimin se puna që bën i ati është të folurit. Mesa duket Zaho i ka ‘rënë në kokë’ punës së babait.