Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Zaho donte të vinte por nuk e la Linda”, Rama nga sheshi Skënderbej: Jam më shumë krenar se kurrë për patronazhistët, ngjarja e Elbasanit i nxori zhveshur se cilët janë ata të opozitës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin përmbyllës të fushatës së PS në Tiranë ka treguar se djali i tij i vogël, Zaho, donte të merrte pejsë në miting, por bashkëshortja e kryeministrit nuk e ka lejuar.

Ndërkohë ai foli edhe për patronazhistët, për të cilët u shpreh se është më krenar se kurrë. Për sa i përket ngjajrjes së ndodhur dje në Elbasan, Rama tha se ajo ngjarje e nxori PD-në zhveshur, pasi Shqipëria u trondit nga humbja e jetës së një personi, ndërsa ata pranuar që kanë krijuar forca paramilitare.

“Dua të përshëndes Zahon nga këtu, sepse donte të vinte, por Linda i tha “Zaho, ti nuk mund të shkosh atje sepse ti nuk voton”. Zaho tha “po kur do votoj unë”, ndërsa Linda i tha “kur të rritesh”. “Po ti do më votosh mua kur të rritem”, i tha Zaho. Dua ta filloj me patronazhistët. Dua ta filloj me të gjithë vajzat dhe djemtë, gjithë gratë dhe burrat dhe gjithë ata që megjithëse kanë dalë në pension, nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike brenda familjes tonë. Kam qenë gjithmonë krenar për ju, por pas asaj që ndodhi dje në Elbasan, unë jam më shumë krenar se kurrë për ju. Ata bënë çmos që t’ju lëndojnë, ata bënë çmos që t’ju cënojnë, t’ju dekurajojnë dhe t’ju poshtërojnë.

 Ka Zot, sepse ata që i bënë të gjitha kudnër jush, dolën zhveshur, por jo si unë, se ashtu s’dalin dot se kur mendoj zhveshur ata… Dolën zhveshur në gjithë përmasën e karakterit të tyre pa pasur asnjë pikë turpi. Kur Shqiëpria u trondit nga një humbje jete, ata morën përsipër të thonë se kanë një grup të armatosur. Sot, kush nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, mes nesh dhe atyre, duhet t’i vërë gishtin kokës fort. Të patronazhosh, të shkosh familje më familje, të pyesin se çfarë hallesh kanë, do të thotë që çdo njeriu t’i japësh vlerën që ka njeriu, ndërsa të turresh rrugëve për t’i ndaluar njerëzit sikur je një forcë nga ato paramilitare në vende ku thika e urrejtjes dhe e ndasisë është futur deri në forcë dhe të lësh viktima, do të thotë që për ty njerëzit janë njerëz vetëm kur futen në autokolonën tënde. Ky episode kaq tragjik duhet t’i bëjë të gjithë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë i kanë bërë Shqipërisë prej 30 vitesh po këta”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img