Ish-oficeri i Policisë së Shtetit Dritan Zagani mbrëmjen e sotme, në një lidhje direkte në emisionin “360 Gradë” ka deklaruar se nuk ka marrë pronë nga Berisha në “Orikum”, siç është akuzuar vazhdimisht në media.
Gazetarja Anila Basha, e ftuar në emision i ka bërë një pyetje direkte Zaganit, nëse e ka marrë ose jo tokën, por ish-oficeri e ka mohuar. Mirëpo Basha ka lexuar live shkresën që tregon se Zagani ka marrë tokë në atë kohë.
Pjesë nga biseda:
Basha: Më datë 13 16 2013, a eshte i saktë qe ju keni marre toke ne Orikum?
Zagani: Ai vendim ka dale ne ate date qe thoni ju dhe une duhet ta merrja ate toke. Ndersa për terrenin qe une duhet te jem pronar dhe 2 oficere te tjere, sot nuk jemi pronar dhe për nje arsye te vetme se shteti mbron token dhe ajo doli me pronar të paligjshëm…
Basha: Vendimi kaq, me firmë të Berishës…. (gazetarja lexon vendimin). Pse nuk i keni bere ju procedurat, dokumentat i keni me shkrese. Jas urdhëro me shkresa i ke, është minsitria e brendshme. R.Sh minsitria brendshme…