Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zaev thirrje maqedonasve që jetojnë në Shqipëri: Në 25 prill votoni mikun tim Edi Rama

Shkruar nga Newsbomb
Zaev thirrje maqedonasve që jetojnë në Shqipëri: Në 25

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale, i ka bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri të votojnë Edi Ramën dhe Vasil Sterjovskin, një maqedonas që kandidon në Korçë.

“Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill, dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas”.

Ai ka thënë se Vasili ka përfaqësuar gjithmonë interesat e maqedonasve në parlamentin shqiptar dhe se ai vetë ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet.

“Vasili ka qenë deputet në kuvendin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri. Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputet në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të perfaqësuar maqedonsit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Zaev.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll